E vetmja gjë që duhet të mbani pranë shtratit, sugjerimi më praktik i ekpertes për netët e nxehta

Ndërsa vendi ynë dhe e gjithë Evropa është përfshirë nga temperatura shumë të larta, shumë qytetarë e kanë të vështirë të qëndrojnë të qetë dhe të bëjnë një gjumë të mirë.

Për fat të mirë, Nic Shacklock në Online-Bedrooms.co.uk ka ndarë një sërë këshillash që do t’ju ndihmojnë të flini mes valës së të nxehtit.Jo të gjithë kemi mundësinë e kondicionerëve në shtëpi, por ka mënyra se si mund të minimizoni ngrohjen e dhomave tuaja në mënyrë që në mbrëmje, të mund të shkoni për të fjetur.

Sipas Shacklock, e vetmja gjë që njerëzit duhet të mbajnë pranë shtretërve të tyre është një shishe sprej e mbushur me ujë të ftohtë. Ai rekomandon t’i jepni çarçafëve një spërkatje të shpejtë kur ndiheni shumë të ngrohtë.

Këshilla të tjera që ai ndau përfshijnë ftohjen e çorapeve tuaja të pastra në frigorifer dhe veshjen e tyre para gjumit për të ndihmuar trupin tuaj të rregullojë temperaturën.

Ai gjithashtu sugjeron vendosjen e një nape në frigorifer disa orë para se të shkoni në shtrat dhe ta vendosni në ballë kur shkoni në shtrat për të qëndruar të freskët.Është e rëndësishme të përgatisni dhomën tuaj të gjumit për kohën e gjumit, dhe këtë mund ta bëni duke i mbajtur të mbyllura grilat dhe perdet gjatë ditës – për të shmangur hyrjen e diellit dhe ngrohjen e dhomës – si dhe duke i mbajtur dritaret hapur gjatë ditës.


Shtuar 21.08.2023 21:57