Duhet t’ja keni frikën: 3 shenjat e horoskopit që të bllokojnë në të gjitha rrjetet sociale

A keni menduar ndonjëherë që shenjat e horoskopit dhe karakteristikat e tyre gjithashtu mund të luajnë një rol thelbësor në sjelljen e personave në rrjetet sociale? Këto të fundit tani janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Përshembull Virgjëresha, është një nga shenjat e horoskopit që kur është e zemëruar me ty nuk dëshiron të të shoh më, madje as në Instagram. Rastësi? Ne nuk besojmë. Kjo është arsyeja pse ne kemi hetuar se cilat shenja ju bllokojnë më lehtë në rrjetet sociale.

Demi – nëse ai ju bllokon në rrjetet sociale është thjesht çështje kokëfortësie.

Këmbëngulës, posesiv dhe kokëfortë, ata që kanë lindur nën shenjën e Demit janë të bindur për idetë e tyre dhe mund t’i mbrojnë ato deri në vdekje. Nëse keni një mik të Demit, tashmë e dini se një karakteristikë tjetër është sinqeriteti, prandaj ata gjithmonë ju tregojnë atë që mendojnë , madje pa qënë shumë delikatë. Nëse një dem është i bindur për idetë e tij do ta bëjë atë në të gjitha mënyrat e mundshme, duke ju bllokuar edhe në rrjetet sociale.

Gaforrja – nëse ju bllokon në rrjetet sociale. Mbaroi!

Është shenja e parë e ujit dhe ashtu si elementi që e përfaqëson atë, është e freskët, e gjallë dhe e udhëhequr nga emocionet. Është shenja e sunduar nga Hëna dhe për këtë arsye i nënshtrohet ndryshimeve të papritura. Nëse ata e kuptojnë se janë tradhtuar ose lënduar largohen përgjithmonë madje duke ju bllokuar edhe nga rrjetet sociale!

Luani – nëse ju bllokon në rrjetet sociale është për të mbrojtur privatësinë e tij.

Nuk është rastësi që ata kalojnë shumë kohë duke u kujdesur për veten dhe trupat e tyre për të qenë në qendër të vëmendjes në formën e tyre më të mirë. Edhe pse duken ekstrovertë ato, në të vërtetë fshehin një farë pasigurie dhe mbrojnë shumë privatësinë e tyre. Luani tenton të bllokojë në rrjetet sociale personat që e kupton se nuk mund t’i besojë më dhe ai shpesh mund të ketë një profil privat, në mënyrë që të zgjedhë kush mund të shohë jetën e tij.

Shtuar 19.07.2021 10:04