Dashi
Edhe pse kohet e fundit keni pasur mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift, sot do jeni me te qete dhe gjerat kane për te ecur me mire. Beqaret me mire le te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm sesa te fillojnë lidhje për te cilat nuk do jene plotësisht te bindur. Ne planin financiar nuk do ketë përmirësime te dukshme, megjithatë nëse dini si ta menaxhoni situatën nuk do keni asnjë lloj problemi për te kryer shpenzimet e menduara.
Demi
Jete juaj ne çift do jete goxha e qëndrueshme gjate gjithë kësaj dite. Do qëndroni me pranë njeri-tjetrit, do flisni me hapur dhe do dashuroheni me ëmbëlsi. Beqaret do jene me aktive nga me pare dhe kane për te gjetur personat për te cilët kane ëndërruar deri me sot. Ne planin financiar do keni disa probleme te hershme për te rregulluar dhe gjendja do vazhdoje te mbetet delikate.
Binjaket
Jeta juaj ne çift do jete edhe me e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe kjo fale ndikimit te Jupiterit. Pasioni do ndizet flake dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë ashtu si janë sepse miqtë e te afërmit nuk iu lënë boshllëqe. Financiarisht do favorizoheni pa mase dhe mund te kryeni pa frike edhe disa investime me te mëdha se me pare. Nuk pritet asnjë lloj tronditjeje.
Gaforrja
Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift ka qene e qëndrueshme, edhe sot keni për te kaluar një dite te qete e pa probleme. Vazhdoni te dashuroheni ashtu si do e ndjeni dhe shprehini sa te mundeni ato qe keni ne zemër. Beqaret me shume gjase do e gjejnë sot shpirtin e tyre binjak dhe jeta do ju marre drejtimin e duhur. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri.
Luani
Jeta juaj ne çift ka për te qene shume here me e mire gjate kësaj dite. Yjet do ju qëndrojnë ne çdo moment pranë dhe do përkujdesen edhe për detajet me te vogla. Beqaret mund te kenë raste takimesh me persona te pasur, por duhet te bëjnë kujdes sepse ata do kenë tendence t’i shohin te tjerët me poshtë se vetja. Ne planin financiar do keni fat me shumice.
Virgjeresha
Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite intensive gjate kësaj dite dhe te mbushur me çaste te veçanta. Shpesh do ju duket edhe sikur jeni neper ëndrra. Beqaret duhet te ulin disi kërkesat e tyre sepse vetëm ashtu do gjejnë persona qe do i përmbushin kushtet. Financiarisht do kaloni momente goxha te vështira. Pamaturia me menaxhimin e te ardhurave mund t’iu çojë edhe ne probleme serioze shume shpejt.
Peshorja
Rrethanat do jene te tilla sot për ju te dashuruarit qe ne disa momente te dashuroheni pa dorashka me partnerin e ne disa te tjera do debatoni ashpër. Paqëndrueshmëria do jete fjala qe do e përshkruajë me se miri situatën. Beqaret duhet te shmangin lidhjet ne ambientin profesional sepse nuk do jene ne te mire te tyre. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer prandaj bëni kujdes me çdo hap.
Akrepi
Do acaroheni edhe për gjerat me te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do mund te dashuroheni dot me qetësi ashtu si do dëshironi. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë bota do ju ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar do i kaloni te gjitha vështirësitë qe keni pasur dhe do ndiheni shume here me te qete kur te shpenzoni.
Shigjetari
Do ndiheni me te lire për te bere ato qe dëshironi sot ju te dashuruarit dhe çdo moment ka për te qene i jashtëzakonshëm. Nuk do mungojnë as surprizat nga partneri. Beqaret do zgjidhen me mendime negative dhe nuk do preferojnë as te dalin neper takime. Ekuilibri financiar do ketë tronditje. Mundohuni me çdo mënyrë te vendosni rregull ne këtë sektor sepse ne te kundërt do mbeteni shpejt me xhepat bosh.
Bricjapi
Juve qe jeni ne një lidhje do kaloni një dite normale sot. Për çdo gjë do flisni hapur e pa dorashka. Beqaret nga ana tjetër do realizojnë disa takime. Disa prej tyre kane për te qene te jashtëzakonshme dhe do mund t’ua ndryshojnë shpejt rrjedhën e jetës. Me financat nuk do dini si te silleni dhe shume shpejt kane për te ndodhur tronditje te forta. Merrni sa me shpejt masa.
Ujori
Partneri do i mbaje sot disa premtime qe ju kishte bere dhe ne mesdite ambienti ne jetën tuaj ne çift do behet flakërues. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret do kenë sukses te garantuar ne dashuri dhe bota do ju duket me e bukur. Me financat d i keni punët mire. Do jeni shume te logjikshëm e te kujdesshëm dhe tronditje nuk do ketë aspak.
Peshqit
Ne mëngjes mund te ketë disa debate mes jush dhe atij qe keni ne krah, por shume shpejt situata ka për te ndryshuar. Mundohuni mos alarmoheni dhe merrini gjerat me qetësi. Beqaret do jene te parezistueshem dhe me siguri qe do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Buxheti do filloje te përmirësohet pas mesditës pas mbështetjes se madhe qe do iu japin te afërmit.