Kemi dëgjuar shumë për ushqyerjen e shëndetshme këto ditë. Hani ngadalë, pa parë televizor apo përdorur telefonin, dhe pesha juaj trupore do të jetë më normale. Dhe kjo këshillë është shumë me vlerë. Një studim i ri, i publikuar tek revista BMJ Open , ka zbuluar se njerëzit që hanë ngadalë, në vend që ta përtypin menjëherë ushqimin, peshojnë më pak. Ngadalësimi i procesit të të ngrënit qëllimisht mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë me kalimin e viteve
Shkencëtarët analizuan të dhënat e 60 mijë pacientëve me diabet gjatë një periudhe 6-vjeçare. Tek kontrollet kryera pas disa vitesh, ata u pyetën për stilin e jetesës, sa shpejtë e konsumonin ushqimin, mbi përdorimin e alkoolit dhe zakonet e fjetjes. Ata u pyetën gjithashtu nëse zakonisht e konsumojnë darkën 2 orë para se të flenë, hanë ndonjë gjë pas vaktit të darkës dhe nëse e konsumojnë vaktin e mëngjesit
Predispozitat për t’u bërë obezë lidhen me të gjitha këto zakone të të ngrënit. Shpejtësia me të cilën e konsumojnë ushqimin gjithashtu ka ndikim: njerëzit që hanë me një shpejtësi normale janë 29% më pak të predispozuar të jetë obezë krahasuar me ata që hanë shpejtë; ndërsa njerëzit që hanë ngadalë janë 42% më pak të predispozuar të jenë obezë
E njëjta gjë ndodhi edhe me njerëzit e përfshirë në studim, ku ata që e konsumuan ushqimin ngadalë kishin më shumë predispozita për të rënë në peshë gjatë kohës së studimit