Do të ndodhin ngjarje të rëndësishme! Datat e shtatorit që duhet të mbani shënim

Mirë se erdhe në shtator dhe zyrtarisht në vjeshtë. Ndërkohë që flasim, 6 planete janë në prapavijë dhe kjo do të thotë se shumë aspekte të jetës ose janë ngadalësuar, ose kanë rënë pre e keqkuptimeve dhe ca sfidave të pazakonta. Gjithsesi, shtatori i jep fund ca prapavijave dhe sjell të reja.

3 shtator – Mbaron prapavija e Afërditës

Planeti i bukurisë dhe dashurisë do të kthehet në kursin e duhur, pas një prapavije te Luani. Pas kësaj date, lidhja jote dhe marrëdhëniet ndërpersonale me ata që të rrethojnë, do të kenë më pak drama dhe më pak situata kaotike.

4 shtator – Nis prapavija e Jupiterit

Sa del Afërdita nga prapavija, hyn Jupiteri. Prapavija e këtij planeti te Demi, por nuk do të sjellë shumë sfida. Gjatë kësaj periudhe do të reflektosh mbi shumë pyetje filozofike dhe do të përqendrohesh më shumë te shpirtërorja.

14 shtator – Hëna e re

Hëna e re e 14 shtatorit do të sjellë mundësi të reja për të planifikuar dhe për të mbjellë disa fara që do të lulëzojnë në muajt në vijim. Beso dhe universi do të sjellë drejt teje përvoja të bukura dhe shanse që as nuk i kishe menduar.

15 shtator – Mbaron prapavija e Mërkurit

Një ditë pas Hënës së re, Mërkuri del nga prapavija dhe më në fund, do të marrësh një pushim nga gjithë situatat e vështira që ke kaluar. Mendja jote do të jetë më e kthjellët dhe shumë shpejt, do të nisësh të planifikosh të ardhmen. Do të sqarosh keqkuptimet dhe do të punosh në projekte të reja.

23 shtator – Nis sezoni i Peshores

Më 23 shtator, thuaji “lamtumirë” energjisë së Virgjëreshës dhe përqafo barazpeshën dhe balancën e Peshores. Kjo shenjë sjell më shumë dëshirë për t’u rilidhur me njerëzit, për tolerancë dhe për të parë bukurinë kudo.

Është një periudhë fantastike për t’i shtuar raporteve të tua më shumë sharm dhe diplomaci.

29 shtator – Hëna e plotë

Hëna e plotë në Dash synon që të lësh pas dëshirën dhe nevojën për të kënaqur të tjerët, për t’u përqendruar te pasionet e tua. Gjatë kësaj ngjarjeje qiellore do të jesh më i/e guximshëm/me se kurrë dhe gati për të mirëpritur tetorin.


Shtuar 1.09.2023 16:49