Do shkatërroni gjithçka, fjalitë që nuk duhet thënë kur lini punën

Kur një punonjës fillon punën diku, është e kuptueshme që mbase nuk do të jetë atje përgjithmonë. Këtë e di edhe punëdhënësi. Ai i kalon të gjitha fazat e procesit të intervistimit dhe… Zot i madh, sa shumë që ka dhënë prej vetes për atë pozitë!

A ia vlen që gjithë këtë ta barazojë me asgjë ditën kur vendos të largohet nga puna? Sigurisht që jo. Prandaj, nëse edhe ju po planifikoni të largoheni nga puna, shmangni këto fjali nga lamtumira e fundit!

“Po e lë punën sepse ka vende më të mira pune se ky”
Është joprofesionale ta krahasoni vendin aktual të punës me vende të tjera, ashtu siç nuk do të donit që shefi t’ju krahasojë me dikë tjetër qoftë brenda punës ose jashtë saj. Me të gjitha të metat, ajo kompani ju ka dhënë mundësi për të fituar aftësi të reja dhe për t’u rritur. Ajo ju ka dhënë siguri për një kohë të caktuar. Si u bë që një ditë të bukur të cilësohet si e keqe?

“Po largohem sot”
Mbase jeni lodhur nga mjedisi toksik në punë, nga kolegët që kanë energji të keqe dhe gjithçka tjetër, por edhe sikur t’ju lejohej ligjërisht nuk është e ndershme të largoheni nga puna për një ditë. Punëdhënësi duhet të përgatitet për ju, për ta gjetur një zëvendësim. Kjo fjali i prish të gjitha urat.

“Nuk vlerësohem në këtë kompani”
Ndoshta edhe qëndron, por nuk duhet t’ia thuash këtë nëse po planifikoni të largoheni. Në fakt, kjo fjali i nxjerr në pah dobësitë tuaja. Në raste të tilla punëdhënësi mund ta pyet vetes: “Pse atëherë është ende këtu?”.

“Më vjen keq që duhet të iki”
“Sorry, not sorry” – në thelb nuk është se ju vjen keq punonjësve kur të vendosin të largohen nga kompania. Në vend se të shpreheni duke kërkuar falje (gjë që e bën shefin t’i rrotullojë sytë), më mirë është t’i vlerësoni kohët e mira që i keni kaluar aty.

“Ky mjedis është toksik”
Çdo vend i punës i ka anët e tij të këqija. Nuk ka as edhe një vend që është i përkryer, prandaj është mirë të reshtni së kërkuari vendin e përkryer të punës.

“Mund të më zëvendësoni menjëherë, sepse ka profesionistë më të mirë”

A po mendoni njëmend që shefi nuk e ka në dorë të marrë punonjës të tjerë? Kjo fjali është zgjedhja juaj për ta hedhur në pah paaftësinë që keni. Është një rrugë që punonjësit ta tregojnë injorancën e tyre. Në vend të kësaj, pse të mos mbesni punonjësi më i mirë edhe gjatë kohës kur po e jepni lamtumirën?!

“Kjo nuk është kompania e babait tim”
“Nuk mund të qëndrojë në një vend përgjithmonë, kjo ka qenë e ditur”, “Nuk është biznesi im” e të tilla fjali nuk janë të duhurat. Sigurisht që nuk do të kishit nevojë të largoheshit nga puna, në një tjetër dimension.

“Nuk shoh të ardhme këtu”
Në fund të fundit, në atë kompani je përgatitur për pozitën tjetër që do ta marrësh. Nëse do të ishte një vend pa të ardhme, nuk do të mund ta kishe fituar përvojën e duhur për ofertën tjetër të punës.

“Pyesni menaxherin pse po largohem”
Që prej momentin që keni lajmëruar se po largoheni nga kompania, lajmi ka marrë dhenë, por gjithsesi që do t’ju pyesin edhe juve personalisht pse po largoheni. Mos u bëni të parespektueshëm në momente të fundit!


Shtuar 24.05.2023 16:18