Kënaqësitë në jetë nuk kanë fund, e të ngrënit çokollatë është një prej tyre. Thuhet se ky është mëkati më i ëmbël, por duket se kemi gabuar gjatë gjithë jetës. Të ngrënit çokollatë nuk është mëkat, pasi studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se kjo është ëmbëlsira nga e cila organizmin i njeriut përfiton më shumë. E bardhë, e zezë apo me qumësht se cila çokollatë është më e shëndetshme atë do e zbulojmë më poshtë!
Çokollata e zezë është një përzierje e sheqerit, gjalpit të kakaos,vetë kakaos dhe pak qumësht ! Kjo çokollatë është e pasur katër herë më shumë e pasur me fibra se cokollata me qumësht dhe është shumë herë me e pasur në hekur.
Çokollata me qumësht ka më shumë qumësht ndaj është më kremoze dhe në ngjyrë të hapur. Është vërtetuar se është e mirë për trurin dhe ndikon në kënaqësinë seksuale. Një studim 12 vjeçar ka dalë në përfundimin se çokollata me qumësht është po aq e shëndetshme sa ajo e zeza dhe hedh poshtë të gjitha hamendësimet.
Çokollata e bardhë është një gënjeshtër !! Kjo nuk është aspak një çokollatë, pasi përmban vetëm gjalp kakaoje, qumësht dhe sheqer ! Nga kjo çokollatë organizmi i njeriut nuk përfiton asgjë nga gjërat e përmendura më sipër.