Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që gjithnjë i dalin për zot vetes?

T’i dalësh për zot vetes është e thjeshtë për t’u thënë, por jo gjithnjë e thjeshtë për t’u bërë. Ndonjëherë, duhet shumë guxim për të identifikuar dhe folur për padrejtësitë. Gjithsesi, për këto 3 shenja, nuk është kaq problem.

Sipas astrologes Stina Garbis, Dashi, Akrepi dhe Bricjapi nuk stepen nga asgjë dhe e thonë hapur atë që mendojnë, duke vendosur kufijtë.

Dashi

Si shenja e parë e horoskopit, Dashi ka një energji për t’u marrë shembull, pasi përherë i del për zot vetes, madje, edhe u del zot edhe të tjerëve. Dashi s’ka frikë nga konflikti, as nga sqarimet dhe bisedat e vështira, ndaj rrjedhimisht janë në qendër të debatit dhe të sqarimit të padrejtësive.

Akrepi

Akrepi udhëhiqet nga Plutoni, ndaj është një tjetër shenjë e cila nuk e toleron tejkalimin e limiteve dhe kryerjen e padrejtësive. Akrepi nuk ndalet derisa të vendosë drejtësi, sidomos kur e sheh që situata po ekzagjërohet.

Shenja e ujit njihet për ironinë e thellë dhe të mprehtë, ndaj s’është çudi që të kërkojë të drejtën duke përdorur një sjellje pasiv-agresive.

Bricjapi

Duke qenë se Bricjapi është një lider i lindur, natyrisht që nuk do të lejojë dikë që t’i bëjë padrejtësi, veçanërisht në aspektin e punës. Nëse dikush po e kalon masën dhe nuk sillet mirë me Bricjapin, kjo shenjë, me qetësi, por edhe me autoritet, do i tregojë vendin.

Bricjapi është një shenjë që s’i ka fare problem diskutimet e mbushura me ndjenja dhe shpërthime, ndaj bëj kujdes me të.


Shtuar 27.12.2023 19:48