Çfarë kanë të përbashkët Mbretëresha Elizabeth, Princesha Charlotte, Princi Louis dhe djali i Princit Harry, Archie? Përveç lidhjes së gjakut, ata kanë gjithashtu të njëjtën shenjë horoskopi. Sipas astrologjisë ekziston një shenjë specifike e cila gjendet kryesisht në familjet mbretërore dhe bëhet fjalë për shenjën e demit.
Datat e këtyre anëtarëve të familjes mbretërore përkojnë pikërisht me këtë shenjë: Mbretëresha Elizabeth ka ditëlindjen më 21 prill, mbesa e saj Princesha Charlotte më 2 maj, Princi Louis më 23 prill dhe Archie më 6 maj.
Nëse keni parë peodhime televizive për familjen mbretërore ose keni lexuar për të, do të kuptoni se të paktën mbretëresha gëzon shumë nga karakteristikat e kësaj shenje. Ajo njihet për dashurinë e saj ndaj vlerave dhe ritualeve tradicionale, të cilat i ndjek me besnikëri në 70 vitet e saj në fronin britanik, një shenjë e stabilitetit të karakterit të saj. Një vështrim në pamjen gjithmonë elegante dhe njëngjyrëshe të mbretëreshës, dëshmon se Elizabeta është një përfaqësuese autentike e shenjës së Demit.
Shenja të tjera në familjen mbretërore
Edhe pse asnjë shenjë tjetër nuk është aq e zakonshme sa Demi në familjen mbretërore, ka disa që gjenden mjaft shpesh. Princi William, Camilla dhe Princi George janë të gjithë gaforre, që do të thotë se ata janë shumë emocionalë dhe të ndjeshëm, megjithëse në dukje mund të japin përshtypjen se janë e kundërta. Princesha Diana ishte gjithashtu Gaforre.