Cila mund të jetë fjala e parë e foshnjës suaj? Ja çfarë thotë shkenca

Fjalët e para të një foshnje nuk zgjidhen krejt rastësisht. Një studim i kryer nga psikologët e Universitetit Indiana tregon se ato lidhen ngushtë me pamjet dhe përvojat që shoqërojnë përditshmërinë e saj.

Të lidhura

None found

Studiuesit vlerësojnë se përjetimet vizuale të bebeve kanë ndikim të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të gjuhës.

Njerëzit, objektet dhe sendet që u tërheqin më shpesh vëmendjen duket se përcaktojnë edhe fjalët që ato nisin të përdorin.

Gjetjet dëshmojnë për një lidhje të fortë ndërmjet asaj që foshnjat shohin më shpesh dhe emrave që arrijnë të shqiptojnë në fillim.

Nëse një bebe, për shembull, e sheh vazhdimisht nënën dhe dëgjon rregullisht fjalën “mama”, rriten gjasat që ajo të jetë mes fjalëve të saj të para.

Sipas studiuesve, këto rezultate mund të ofrojnë një kuptim më të plotë të mënyrës se si zhvillohen aftësitë komunikuese te fëmijët.

Gjetjet mund të krijojnë gjithashtu mundësi të reja për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të vështirësive në të folur, duke përfshirë edhe ato të lidhura me autizmin.


Shtuar 9.08.2026 17:28

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİ