Shpesh mendohet se ulja e temperaturës i mbron më mirë produktet ushqimore, por respektimi i një kufiri të caktuar shmang si rrezikun për sigurinë e tyre, ashtu edhe ngrirjen e panevojshme.
None found
Në çdo stinë, temperatura brenda frigoriferit duhet të qëndrojë nën 4°C. Kur ushqimet arrijnë ose tejkalojnë këtë nivel, bakteret nisojnë të shumohen me ritëm më të shpejtë.
Sipas rekomandimit të Departamentit Amerikan të Energjisë, frigoriferi duhet të rregullohet afërsisht në 3°C, megjithëse mund të vendoset edhe në rreth 1.5°C. Në këtë mënyrë, pjesët më të ngrohta, përfshirë derën, mbeten nën kufirin 4°C, pa bërë që zona e pasme të ftohet më shumë seç duhet. Ushqimet mund të nisin të ngrijnë kur temperatura zbret rreth 1°C.
Gjatë verës, ngrohtësia më e madhe në shtëpi mund t’ju shtyjë ta vendosni frigoriferin në një temperaturë më të ulët. Megjithatë, ky ndryshim zakonisht nuk kërkohet te shumica e pajisjeve moderne. Nëse vëreni se ftohja nuk është e mjaftueshme, fillimisht duhet të matni temperaturën reale brenda tij.
Kontrolli është më i thjeshtë te frigoriferët bashkëkohorë që janë të pajisur me ekran digjital, pasi aty shfaqet temperatura aktuale. Pajisjet më të vjetra ose modelet bazë zakonisht kanë vetëm një rrotëz të shkallëzuar, për shembull nga 1 deri në 5, ndaj nuk mund të kuptohet gjithmonë qartë niveli i ftohtësisë. Në këto raste këshillohet përdorimi i një termometri.
Për matje më të sakta mund të vendosen dy termometra, njëri në raftin e sipërm dhe tjetri në atë të poshtëm, të cilët duhen kontrolluar vazhdimisht. Kur temperatura shkon pranë 4°C, duhet shtuar niveli i ftohjes. Pas rregullimit, bëni një matje tjetër pas 24 orësh për të verifikuar nëse situata është përmirësuar, transmeton Telegrafi.
Për ta ruajtur frigoriferin të ftohtë gjatë verës, dera nuk duhet lënë hapur më gjatë nga sa nevojitet.
Shmangni qëndrimin përpara frigoriferit me derën hapur ndërsa vendosni se çfarë do të merrni.
Një frigorifer i mbushur e ruan temperaturën më lehtë. Nëse brenda ka pak produkte, mund të vendosni shishe me ujë ose pije.
Hapësirat e ventilimit në brendësi të pajisjes nuk duhet të mbulohen ose bllokohen.
Ushqimet e ngrohta duhen lënë të ftohen përpara se të futen në frigorifer.
Nëse ndërpritet energjia elektrike, mbajeni derën të mbyllur për aq kohë sa është e mundur.
Pluhuri duhet pastruar rregullisht nga rrjetat në pjesën e pasme të frigoriferit, përkatësisht nga kondensatori.
Kontrolloni gjithashtu gomat izoluese të derës dhe ndërrojini nëse ato nuk sigurojnë mbyllje të mirë.
Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…
Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…
Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…
Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…
Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…