Categories: showbiz

Nga tradita te urimet familjare, si e përshëndetën të njohurit shqiptarë 28-29 Nëntorin

Festat e Nëntorit u shoqëruan me urime të shumta në rrjetet sociale nga figura të njohura të muzikës dhe ekranit shqiptar. Përmes fotografive, mesazheve dhe simboleve kombëtare, ata ndanë me ndjekësit mënyrën se si e përjetuan këtë ditë.

Veshjet tradicionale, shqiponjat, ngjyrat kuqezi dhe urimet familjare ishin pjesë e postimeve të tyre, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Disa prej personazheve përcollën mesazhe për dashurinë ndaj atdheut dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, ndërsa të tjerë zgjodhën ta festonin Ditën e Flamurit pranë njerëzve të tyre më të dashur.

Elvana Gjata publikoi në Instagram një fotografi artistike me frymë kombëtare. Ajo shfaqej e veshur me një kostum të zbukuruar me qëndisje të arta dhe e rrethuar nga shqiponja. Përmes këtij postimi, këngëtarja u bëri thirrje shqiptarëve për më shumë bashkim, dashuri dhe mirënjohje ndaj trashëgimisë kombëtare.

“Gëzuar ditën e krenarisë sonë kombëtare! Ditën e Shqipërisë, ditën e shqiptarëve, ditën e shqiptarisë!

Zoti na bekoftë me dashuri e të na ruajë nga çdo ndasi. Na dhëntë forcë e besim në atë që jemi, krenari për atë që përfaqësojmë, mirënjohje e dashuri për atë që kemi trashëguar dhe përkushtim për atë që do t’u lëmë brezave.

Gjithmonë e më shumë dashuri për njëri-tjetrin e për gjithçka që na bën shqiptarë!

Shqiptar! Krenar!”, shkroi Elvana.

Një urim familjar zgjodhën edhe Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Çifti publikoi një set fotografik ku shfaqeshin së bashku me vajzën e tyre, të gjithë të veshur me kostume tradicionale shqiptare. Fotot ishin realizuar në një ambient të dekoruar me elemente të kulturës dhe traditës shqiptare.

“Pak traditë, pak festë dhe shumë dashuri. Gëzuar 28-29 Nëntorin!”, shkroi Kiara në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.

Edhe reperi Noizy u bë pjesë e urimeve për Ditën e Pavarësisë. Në InstaStory ai ndau një imazh simbolik me ngjyrat kuqezi dhe shqiponjën dykrenare, shoqëruar me mesazhin: “Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit”.

Për Dafina Zeqirin, kjo datë ka një domethënie të veçantë, pasi 28 Nëntori përkon jo vetëm me Ditën e Pavarësisë, por edhe me ditëlindjen e nënës së saj. Këngëtarja i kushtoi asaj një urim të ndjerë në rrjetet sociale.

“28.11. Një ditë krenarie, rrënjësh e dashnie. E po ashtu, ditëlindja e gruas që m’i dha krejt. Urime ditëlindjen nana jem”, shkroi Dafina krahas fotografisë së nënës së saj.

të fundit

Tensionet vijojnë në sheshin “Skënderbej”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar edhe në këto momente. Një re e dendur gazi lotsjellës ka…

2 minutes ago

Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Prilep-Manastir do të krijojë 1.200 vende të reja pune

Me përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, hapen rreth 1.200 vende të reja pune të mirëpaguara për inxhinierë të ndërtimit…

2 minutes ago

Nga fusha e blertë te pankina, Besart Cecelia rrëfen rrugëtimin e tij në “Arena e Yjeve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është Besart Cecelia, ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili pas…

5 minutes ago

Edon Zhegrova në radarët e Newcastle, kosovari mund të përfshihet në marrëveshjen për Nick Woltemaden

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa interesimi për shërbimet e tij po shtohet…

5 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska receives international award for managing Macedonia’s public debt

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Stamboll pranoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Liability Management Deal of the Year” për vitin 2026,…

14 minutes ago

Police officer injured during clashes in Skanderbeg Square, taken to hospital by ambulance

Protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.…

15 minutes ago