Përveç djersës që gjatë verës është e pashmangshme, çfarë e shkakton erën e keqe të trupit? Janë disa faktorë që ju bëjnë të ndiheni jo rehat edhe nëse keni hedhur anti-djersën më të mirë në botë.
1.Stresi
Ekzistojnë lloje të ndryshme djerse, nga të cilat, ajo me erë më të keqe është djersa nga stresi. Kjo prodhohet nga gjëndrat apokrine dhe është më pak e ujshme. Nga ana tjetër, djersa e prodhuar nga stërvitja fizike ose sepse është shumë nxehtë jashtë është e përbërë nga uji dhe vjen erë më pak të keqe.
2.Jeni “bekuar” me këmbë që vijnë erë
Rreth 10-15% e njerëzve kanë këmbë, që për shkaqe gjenetike, djersisin më shumë se njerëzit e tjerë. Ato bëhen vend ii banimit të një bakteri, që jep një erë shumë të keqe si squfur.
3.Keni pak reçipeta të preferuara
Kini kujdes që ti ndërroni reçipetat e ti lani rregullisht, pasi materiali i tyre e mban erën e djersës të mbërthyer në të.
4.Keni qejf brokolit
Brokoli, lakrat e Brukselit dhe perime të tjera të familjes krucifere, në qarkullimin e gjakut zbërthehen në përbërës me erë të keqe, më tipiku prej të cilëve është squfuri.
5.Keni pirë
Një pjesë të alkoolit që konsumoni, e nxirrni nëpërmjet djersës.
6.Mund të keni diabet
Kur diabeti nuk është kuruar, është i mundur përjetimi i ketoacidozës diabetike. Gjatë këtij proçesi mund të ndodhë ndryshimi i erës së trupit. Për këtë duhet të konsultoheni me një doktor.