lifestyle

Çfarë duhet të bëni nëse keni rrahje të shpeshta zemre

Norma e pulsit të zemrës është nga 50 deri në 100 rrahje në minutë. Aritmitë mund të shfaqen edhe kur pulsi është normçal, por dhe kur pulsi është i ngadaltë ose i shpejtë.

Cilat janë shkaqet e aritmisë?

Të lidhura

None found

Aritmitë mund të shkaktohen nga disa faktorë, duke përfshirë: Sëmundjen e arterieve koronare; Disbalancat e elektroliteve në gjak (të tilla si natriumi ose kaliumi); Ndryshimet në muskujt e zemrës tuaj; Dëmtimi nga një atak në zemër; Procesi i shërimit pas një operacioni në zemër; Ritmet e parregullta të zemrës (pulsi i çrregullt) mund të ndodhin edhe tek zemrat e shëndetshme.

Simptomat

Aritmia mund të jetë e heshtur dhe të mos paraqesë asnjë simptomë. Një mjek mund të zbulojë një rrahje zemre të parregullt gjatë një kontrolli fizik, duke ju matur pulsin ose nëpërmjet një elektrokardiograme (EKG). Kur simptomat e një aritmie shfaqen, ato mund të përfshijnë: Palpitacionet (ndjesia e rrahjeve të munguara të zemrës, dridhëse ose “me ulje ngritje”); Rrahje në gjoks; Marramendje ose një ndjenjë lehtësie në kokë; Pafuqi; Marrje fryme; Shqetësime në kraharor; Dobësi apo lodhje (kur ndjeheni shumë të lodhur).

Ulja e presionit të gjakut

Si mund ta ulni presionin e gjakut dhe pse është e rëndësishme ta kontrolloni rregullisht? Ushtrimet fizike, siç janë joga, vrapimi, të ecurit e shpejtë, notimi, çiklizmi etj., që përbëhen nga lëvizje të përsëritura të shumë muskujve me mungesë të forcave të rezistencës; nëse aplikohen të paktën tri herë në javë nga gjysmë ore ose më shumë, janë në gjendje ta ulin tensionin arterial. Zvogëlimi i peshës trupore konsiderohet një mjet efikas dhe pa efekte anësore për uljen e vlerave të tensionit arterial.

Ndalimi i duhanit, pavarësisht nga efektet mbi tensionin arterial zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular tek pacientët me hipertension. Numri i madh i të sëmurëve me hipertension tek duhanpirësit sugjeron një rol të rëndësishëm të duhanit tek kjo lloj sëmundje. Edhe dieta luan një rol të rëndësishëm dhe duhet t’i kushtohet rëndësi në rastet me hipertension arterial.

Medikamentet

Një shumëllojshmëri medikamentesh janë në dispozicion për trajtimin e aritmisë. Këto përfshijnë: Ilaçet Antiaritmike. Këto ilaçe kontrollojnë normën e rrahjeve të zemrës.

Mjetet ndihmëse

Nëse medikamentet nuk janë në gjendje të mbajnë nën kontroll ritmin anormal të vazhdueshëm të zemrës (të tilla si dridhja atriale), kardioverzioni mund të jetë i nevojshëm. Pas administrimit të anestezisë afatshkurtër, një goditje elektrike shkarkohet në murin e kraharorit, që sinkronizon zemrën dhe lejon ritmin normal të rifillojë. Pajisjet më të reja kanë shumë karakteristika të sofistikuara që janë të dizajnuara për të ndihmuar në menaxhimin e aritmive.

të fundit

EMRI/ Humb jetën një 63-vjeçar pasi u mbyt në ujërat e liqenit të Viroit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në liqenin e Viroit në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar është gjetur…

12 minutes ago

Inteligjenca amerikane sinjalizon Shtëpinë e Bardhë, Washington Post: Netanyahu mund të pengojë ujdinë me Iranin

Sipas një shkrimi të Washington Post, që i referohet zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë, agjencitë e inteligjencës në SHBA kanë…

14 minutes ago

Joao Neves vihet në shënjestër online pas komenteve të tij për Cristiano Ronaldon

Mesfushori i Portugalisë dhe i Paris Saint-Germain, Joao Neves, është bërë objekt i sulmeve në rrjetet sociale nga një pjesë…

14 minutes ago

Dyshohet për defekt teknik, tren i metrosë del nga shinat në Stamboll; tre persona përfundojnë të plagosur

Një tren i metrosë doli nga shinat pasditen e kësaj të premteje në Stamboll, duke shkaktuar momente paniku te udhëtarët.Mediat…

14 minutes ago

Shoferë në Kinë po përdorin koka plastike për të shmangur kontrollin e sigurisë te Tesla

Shoferët në Kinë kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të anashkaluar kontrollin e sigurisë në automjetet Tesla.Ata shpenzojnë rreth…

21 minutes ago

Financimi i jashtëm ushtarak/ Qeveria miraton marrëveshjen, Shqipëria pakt 320 milionë USD me SHBA-në

Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në…

35 minutes ago