Çfarë duhet të bëni nëse keni rrahje të shpeshta zemre

Norma e pulsit të zemrës është nga 50 deri në 100 rrahje në minutë. Aritmitë mund të shfaqen edhe kur pulsi është normçal, por dhe kur pulsi është i ngadaltë ose i shpejtë.

Cilat janë shkaqet e aritmisë?

Aritmitë mund të shkaktohen nga disa faktorë, duke përfshirë: Sëmundjen e arterieve koronare; Disbalancat e elektroliteve në gjak (të tilla si natriumi ose kaliumi); Ndryshimet në muskujt e zemrës tuaj; Dëmtimi nga një atak në zemër; Procesi i shërimit pas një operacioni në zemër; Ritmet e parregullta të zemrës (pulsi i çrregullt) mund të ndodhin edhe tek zemrat e shëndetshme.

Simptomat

Aritmia mund të jetë e heshtur dhe të mos paraqesë asnjë simptomë. Një mjek mund të zbulojë një rrahje zemre të parregullt gjatë një kontrolli fizik, duke ju matur pulsin ose nëpërmjet një elektrokardiograme (EKG). Kur simptomat e një aritmie shfaqen, ato mund të përfshijnë: Palpitacionet (ndjesia e rrahjeve të munguara të zemrës, dridhëse ose “me ulje ngritje”); Rrahje në gjoks; Marramendje ose një ndjenjë lehtësie në kokë; Pafuqi; Marrje fryme; Shqetësime në kraharor; Dobësi apo lodhje (kur ndjeheni shumë të lodhur).

Ulja e presionit të gjakut

Si mund ta ulni presionin e gjakut dhe pse është e rëndësishme ta kontrolloni rregullisht? Ushtrimet fizike, siç janë joga, vrapimi, të ecurit e shpejtë, notimi, çiklizmi etj., që përbëhen nga lëvizje të përsëritura të shumë muskujve me mungesë të forcave të rezistencës; nëse aplikohen të paktën tri herë në javë nga gjysmë ore ose më shumë, janë në gjendje ta ulin tensionin arterial. Zvogëlimi i peshës trupore konsiderohet një mjet efikas dhe pa efekte anësore për uljen e vlerave të tensionit arterial.

Ndalimi i duhanit, pavarësisht nga efektet mbi tensionin arterial zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular tek pacientët me hipertension. Numri i madh i të sëmurëve me hipertension tek duhanpirësit sugjeron një rol të rëndësishëm të duhanit tek kjo lloj sëmundje. Edhe dieta luan një rol të rëndësishëm dhe duhet t’i kushtohet rëndësi në rastet me hipertension arterial.

Medikamentet

Një shumëllojshmëri medikamentesh janë në dispozicion për trajtimin e aritmisë. Këto përfshijnë: Ilaçet Antiaritmike. Këto ilaçe kontrollojnë normën e rrahjeve të zemrës.

Mjetet ndihmëse

Nëse medikamentet nuk janë në gjendje të mbajnë nën kontroll ritmin anormal të vazhdueshëm të zemrës (të tilla si dridhja atriale), kardioverzioni mund të jetë i nevojshëm. Pas administrimit të anestezisë afatshkurtër, një goditje elektrike shkarkohet në murin e kraharorit, që sinkronizon zemrën dhe lejon ritmin normal të rifillojë. Pajisjet më të reja kanë shumë karakteristika të sofistikuara që janë të dizajnuara për të ndihmuar në menaxhimin e aritmive.


Shtuar 14.07.2023 20:14