Çfarë duhet të bëni nëse ju kruhet veshi i brendshëm dhe keni probleme me gëlltitjen?

Kjo është stina kur luhatjet e temperaturave jo rrallë na shkaktojnë vështirësi në gëlltije, apo edhe kruarje të veshit të brendshëm.
Ja si t’i trajtoni natyralisht këto gjendje që jo vetëm janë të sikletshme, por mund të kthehen edhe në një problem më të rëndë shëndetësor.

Shkaktarët janë të shumtë dhe këto gjendje mund të jenë më të vështira në persona të veçantë. Nëse gjendja juaj është e shoqëruar me gjakderdhje nga veshi, apo vështirësi në dëgjim, ju duhet patjetër të shkoni te mjeku. Por nëse është thjesht një kruarje që mund ta menaxhoni në shtëpi, atëherë ju mund të konsumoni hudhër. Ajo ka veti shumë të mira antibakteriale dhe do të ndihmojë gjatë kësaj periudhe për të luftuar këtë inflamacion të brendshëm.

Shtoni edhe përdorimin e vitaminës C, që mund ta merrni nga limonët e freskët, që janë me shumicë në këtë periudhë.

Po kështu ju mund të përdorni edhe këtë përzierje në shtëpi:

Alkool dhe uthull molle organike

Hidhni një lugë gjelle alkool dhe një lugë gjelle uthull molle organike. Përdorni 1-2 pika në vesh dhe fërkojeni veshin nga jashtë deri sa të arrijë në brendësi. Bëjeni këtë trajtim për 2-3 ditë me radhë. Por nëse nuk ndjeni asnjë lehtësim, do të ishte mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj personal, ose të drejtoheni te specialiste për të marrë mjekimin e duhur.