Ç’duhet të keni parasysh herën tjetër, para se të flirtoni

Flirtimi është thjesht një mënyrë e të ngushtuarit hapësirën fizike mes jush dhe personit tjetër, duke i lënë atij të kuptojë se ju doni t’i afroheni dhe ta ftoni atë të bëjë të njëjtën gjë.

-Buzëqeshni.

Asgjë nuk është më flirtuese sesa një buzëqeshje qw mund tw fshehw shumwww gjwra.

-Kontakti zgjatur me sy.

Duke krijuar dhe mbajtur kontaktin me sy ju i tregoni mashkullit përballë jush se jeni e përqëndruar, me vetbesim dhe e interesuar në atë që ai po bën dhe thotë. Sytë tregojnë gjithçka.

-Bëni një kompliment të vogël. 

Nuk ka asnjë tregues më të qartë se ju jeni e interesuar nga ana romantike ndaj dikujt, sesa t’i bëni një kompliment (por pa e ekzagjeruar).

-Merrni timonin. 

Jepini bisedës drejtimin që doni ju. Nëse prisni që ai t’ju marrë në telefon jepini numrin tuaj, nëse doni ta merrni ju, jepini tuajin.

-Silluni me elegancë. 

Nëse ai nuk është i interesuar ose është tashmë në një lidhje, mbani pozicionin tuaj dhe thjesht pretendoni se ju nuk po flirtonit fare.


Shtuar 4.12.2021 14:14