Bujar Muli është mishërimi i forcës së papërballueshme, një njeri që lëviz vetura sikur të ishin lodra dhe përballon çdo pengesë fizike pa hezitim. Për të, peshat e mëdha nuk përbëjnë asnjë sfidë, por thjesht shifra që presin të tejkalohen.
Në vitin 2022, ai kishte hyrë për herë të parë në Librin e Rekordeve Guinness duke mbajtur mbi trup 1531 kilogramë. Mirëpo, një kundërshtar ia rrëmbeu më vonë atë titull. E gjithë kjo nuk e thyente dot, përkundrazi, e shtyu Bujarin të kthehej edhe më i vendosur. Tashmë ai ka ripushtuar fronin e tij, duke përballuar plot 2000 kilogramë.
Të lidhura
None found
Për ta patur më të qartë se ç’do të thotë kjo masë, mjafton të përmendim disa krahasime: 2000 kilogramë janë sa një elefant i rritur, ose 3-4 lopë mesatare, ose 10-12 motoçikleta, ose 800-900 tulla të zakonshme, ose 25-30 persona të rritur me peshë mesatare, ose 100 thasë patatesh nga 20 kilogramë, ose rreth 4000 pica.
Kjo është fuqia e Bujarit… për më tepër, ndiqni pamjet në videon e mëposhtme.
