“Bomber” apo “King”, cila është mjekra më tërheqëse dhe dy këshilla për djemtë

Për shumë vajza djemtë që rruhen rregullisht janë më tërheqës. Ndërsa këto kohë moda është dhe e djemve me mjekër të kuruar.

Por  çfarë duhet t’i kushtojnë vëmendje djemtë kur zgjedhin briskun më të përshtatshëm?

Modeli “Bomber” – Për të pasur një fytyrë plotësisht të pastër, brisqet më të përshtatshme janë ato që karakterizohen nga një sistem lëvizje 3D e cila lejon që tehet të përshtaten në mënyrë të përsosur dhe me saktësi ekstreme, për një rruajtje më të afërt dhe më efikase.

Modeli “King” -Brisku më i përshtatshëm për modelin “King”,nga ana tjetër është ai që ka dy tehe, e cila ju lejon të përcaktoni kufijtë e mjekrës. Një instrument më  “tradicional” , i konceptuar me qëllim lirimin e mprehjes së teheve, duke e bërë më të lehtë rruajtjen e sigurt edhe në shtëpi, pa pasur nevojë të shkosh te berberi.

Shtuar 21.03.2021 11:03