Aspak e këndshme, por a duhet të shqetësoheni për gjetjen e qimeve në ushqimin tuaj?

Gjetja e qimeve në ushqimin tuaj nuk është kurrë një surprizë e mirëpritur.

Shpesh, kjo mund t’ju bëjë të mendoni dy herë për të mbaruar vaktin tuaj, por sa e keqe është me të vërtetë?

Me sa duket, jo aq e keqe. Megjithëse thjesht duke e kujtuar filluan dhimbjet e stomakut apo përzierjet, ato vakte ka shumë të ngjarë të mos kishin ndonjë rrezik shëndetësor apo efekt anesor.

Maria Colavincenzo, një dermatologe në Universitetin Northwestern, shpjegoi për Popular Science se flokët përbëhen nga një proteinë e quajtur keratin, e cila është kimikisht joaktive dhe nuk duhet të shkaktojë ndonjë problem nëse hahet.

Dr. Colavincenzo e pranoi se ka një shans që diçka e keqe si bakteret staph mund të transferohet përmes flokëve dhe potencialisht të shkaktojë probleme në bark, por që “është shumë e pamundur që sasia e vogël e staphit që mund të fshihet në një ose dy qime është e mjaftueshme për të udhëhequr te problemet gastrointestinale”.

Sipas Markus Lipp, një zyrtar i lartë i sigurisë ushqimore në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë, kjo vlen për pothuajse çdo ndotës tjetër që mund të ngjitet në qimet e gjetura në ushqimin tuaj. “Në shumicën e rasteve, nuk ka gjasa që një qime e vetme mund të përmbajë baktere të mjaftueshme – dhe llojin ‘e duhur’ për të shkaktuar helmim nga ushqimi”, tha ai.

Në thelb, gjetja e flokëve në ushqimin tuaj mund të jetë e pa këndshme, por nuk duhet t’ju dëmtojë. Në fakt, do të duhej të konsumonit shumë më tepër sesa disa fije tani për ndonjë dëm të vërtetë.