As më shumë e as më pak, kjo është sasia ideale e kafesë që duhet të pimë çdo ditë

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se kafeja është e mirë për shëndetin tuaj dhe ju ndihmon të merrni energjinë e nevojshme në mëngjes. Në fakt, vitet e fundit, ka pasur shumë kërkime se sa kafe duhet të pimë gjatë ditës për të pasur përfitime të mjaftueshme shëndetësore.

Sipas psikiatres të Harvardit, Uma Maidoo, është më mirë të pini tre filxhanë kafe në ditë. Sipas një studimi që përfshiu 676 burra të moshuar për rreth 10 vjet, u zbulua se konsumimi i tre kafeve në ditë kishte përfitime të konsiderueshme në aftësitë e tyre njohëse dhe veçanërisht në kujtesë.

Një tjetër studim i madh i Harvardit me 208.501 pjesëmarrës zbuloi se njerëzit që pinin kafe tre herë në ditë jetonin më gjatë, ndërsa ata që nuk pinin fare kafe kishin më shumë gjasa të jetonin më pak.

Kjo ndodh sepse ata që pinë më shumë kafe, të rregullt ose pa kafeinë, kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë, e cila mund të lidhet me nivelet e larta të antioksidantëve dhe përbërësve anti-inflamator që ka kafeja.

Studime të tjera kanë treguar se kafeja mund të mbrojë kundër problemeve kronike shëndetësore, të parandalojë goditjet në tru dhe të mbrojë mëlçinë. 3 filxhanë kafe në ditë përgjithësisht janë shoqëruar me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe përfundimisht rezulton të jetë një “ilaç” për trurin.


Shtuar 27.02.2022 14:46