Shumica e grave shtatzëna pyesin nëse mund të pinë kafe gjatë shtatzënisë. Gjinekologët-obstetër nuk rekomandojnë heqjen plotësisht dorë nga kafeja.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) raporton se konsumimi i moderuar i kafeinës (më pak se 200 mg në ditë) nuk duket të shkaktojë abort ose lindje të parakohshme.
Të lidhura
None found
Marrëdhënia midis kafeinës dhe kufizimit të zhvillimit të fetusit është e paqartë. Pra, për të mirën tuaj duhet ta zvogëloni sasinë e kafeinës që konsumoni.
Sidoqoftë, në çdo rast, nënat në pritje duhet të konsultohen me gjinekologun e tyre. Në fund të fundit, ai që do t’i udhëzojë dhe shpjegojë se çfarë duhet të bëjnë, duke qenë se është personi që ka pamjen e plotë të shtatzënisë./albeu.com
