A është uji i gazuar i rrezikshëm për shëndetin?

Njerëzit e kanë përdorur ujin e gazuar me vite për të qetësuar stomakun e tyre, në radhë të parë për simptomat e pakëndshme të urthit, madje disa studime kanë treguar se uji i gazuar është më efektiv se uji i thjeshtë kur bëhet fjalë për lehtësimin e dispepsisë, shkruan Livestrong.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se pirja e ujit të gazuar me stomakun bosh mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. “Acidi që përmbahet në ujin e gazuar është i rrezikshëm në stomak bosh, kështu që në vend që të zgjidhni problemin e urthit apo dispepsit, vetëm do ta përkeqësoni atë.

Uji i gazuar është më mirë të pihet mes vakteve, ndërsa të gjitha pijet freskuese të gazuara duhet të shmangen sa më shumë”, shpjegon Andrew L. Rubman. Po kështu, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të përkeqësojë gjendjen e njerëzve që vuajnë nga GERD (sëmundja e refluksit gastroezofageal).

Përveç pijeve të gazuara, ushqime dhe pije të tjera që mund të përkeqësojnë simptomat përfshijnë pijet me kafeinë, frutat ose lëngjet e agrumeve, ushqimet pikante dhe gjithçka që është tepër yndyrore.

Shtuar 19.11.2022 08:18