A e dini se ky frut ka gjini? Kjo dhe 2 sekrete të tjera fermerësh që të zgjidhni shalqirin më të mirë të tregut

Mund të biem të gjithë dakord se shalqini është fruti që simbolizon stinën e verës dhe janë të shumta familjet shqiptare që e kanë atë pjesë të përditshme të tryezës. Por momenti kur pret shalqinin në një ditë të nxehtë vere është thikë me dy presa, ka raste që përzgjedhja na zhgënjen pasi ose e kemi blerë të papjekur ose shumë të pjekur.

Shumë njerëz mendojnë se në qoftë se nuk jeni një fermer me eksperiencë, atëherë është e vështirë të zgjidhni shalqir të mirë dhe të shijshëm.

Mirëpo ky është gabim. Zgjedhni shalqirin më të mirë në treg me këto këshilla.

Kërkoni për “rrjetat”

Këto shenja kafe në formë të rrjetave do të thotë se bletat kanë prekur pjesët me polen të luleve shumë herë. Sa më shumë që ka ndodhur ky process aq më I ëmbël është ky frut.

Shalqiri “vajzë” dhe “djalë”

Shumë njerëz nuk e dijnë se shalqirët ndahen sipas gjinisë së tyre. Për shembull: shalqiri “djalë” është më i madh dhe është i mbushur me më shumë ujë. Ndërsa shalqiri “vajzë” ka një formë më rrethore dhe është më i ëmbël.

Kushtoni rëndësi madhësisë

Është më mirë të zgjidhni një shalqir me madhësi mesatare. Dhe pavarësisht madhësisë, shalqiri duhet të jetë I rëndë