FOTO/ Një nga macet më të rralla në botë nuk është më specie e rrezikuar

Një nga macet më të rrallë të botës, riqebulli iberik, është hequr nga lista e specieve të rrezikuara, sipas një raporti të grupit Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. Organizata që raportohet se kategorizon speciet për nga niveli i riskut me të cilat përballen, kishte zhvendosur riqebullin iberik nga lista e specieve të rrezikuara te ajo e të ekspozuara prej një rritjeje të konsiderueshme të numrave të species.

Ata shtonin se kjo popullatë ishte rritur nga 62 individë të rritur në 2001 në 648 në 2022, ndërsa popullata totale bashkë me kafshët e reja llogaritet në mbi 2,000, sipas organizatës. Siç e sugjeron dhe emri, kafsha jeton në rajonin e gadishullit Iberik, si në Spanjë dhe në Portugali. Sipas censuseve të fundit, janë 14 qendra ku kafshët jetojnë vazhdimisht dhe riprodhohen, shumica e të cilave në Spanjë.

Mbrojtja e tyre kishte nisur prej viteve 1960-të pas një rënieje të konsiderueshme të numrave të species. Rigjenerimi raportohet se ka ardhur prej rritjes së burimit të tyre të ushqimit dhe i programit të riprodhimit të riqebujve, thotë koordinatori programit Francisco Javier Salcedo Ortiz. Ai shtonte se ka ende shumë punë për të bërë dhe se riqebulli do të lëshohet në zona të tjera të Spanjës, kryesisht në veri,


Shtuar 20.06.2024 18:12