4 mënyra të shpejta për të larguar aromën e mykut nga rrobat tuaja

Kur rrobat mbajnë erë myku, mund të ndodhë sepse ndoshta nuk janë tharë plotësisht kur i kemi nderur ose vendosur në tharëse. Megjithatë nëse era e tyre ju duket e rëndë duhet të provoni patjetër këshillat e mëposhtme:

1. Sodë buke dhe uthull. Një kombinim që nuk dështon kurrë. Mjafton 30 gramë sodë dhe 240 ml uthull për të larë rrobat. Me këtë përzierje spërkatni rrobat përpara se t’i fusni në lavatriçe.

2.Alkool dhe rozmarinë. Nëse problemi nuk është tharja e rrobave, mund të jetë për shkak të dollapëve dhe sirtarëve të vjetër. Vendosni degëzat e rozmarinës në një shishe të mbushur me alkool etilik. Lëreni përzierjen për disa ditë dhe më pas spërkatni në sirtarë dhe dollapë, duke përhapur aromën me një leckë mikrofibër. Jo në rroba, por në sipërfaqet e brendshme të dollapit. Në këtë mënyrë pasi t’i lani rrobat do të mund t’i vendosni ato në një mjedis aromatik.

3.Kafeja. Paralelisht me ilaçin natyral më sipër mund të reduktoni lagështirën në gardërobë me një tas të vogël me shumë kokrra kafeje. Mjafton t’i fusni në dollap ose sirtar kafe që të thithë lagështinë, duke i mbrojtur më së miri veshjet për një periudhë kohe. Kjo zgjidhje nuk është përfundimtare, por do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemin në muajt më me lagështi.

4. Orizi kryen një funksion të ngjashëm. Pse të harxhoni kokrra kafeje? Një zgjidhje edhe më e lirë është orizi. Orizi thith lagështinë dhe mbron veshjet dhe sirtarët nga aroma e vazhdueshme e mykut në muajt më të lagësht.