10 ushqimet e mëngjesit që na ngrenë humorin, sipas nutricionistëve (FOTO LAJM)

Ka lloje të ndryshme të mëngjesit! Ka disa njerëz që ngrihen nga shtrati dhe buzëqeshin, ka të tjerë që nuk duan të shohin askënd dhe ka edhe nga ata që kanë nevojë për kafe.

Cilado qoftë kategoria, ne e dimë se mund të keni një humor më të mirë duke zgjedhur ushqimet e duhura për mëngjes.

Keri Gans, nutricioniste dhe kolumniste e njohur për mediat amerikane, rekomandon dhjetë ushqime për mëngjesin tuaj, të cilat do t’ju ndihmojnë të keni më shumë energji dhe të përballoni vështirësitë e ditës me buzëqeshje.

“Sinqerisht, askush nuk mund të thotë se ngrënia e mëngjesit do t’ju bëjë të ndiheni mirë menjëherë, por ka lëndë ushqyese që me kalimin e kohës janë të dobishme për shëndetin tonë mendor”, thotë dietologia Keri Gans. “Ajo që mund të themi është se nëse jeni paksa të lodhur, një mëngjes i duhur do t’ju japë energjinë që ju nevojitet.”

Lista me 10 ushqimet:

  1. Buka me grurë integrale
  2. Avokado
  3. Domatet
  4. Salmoni i tymosur
  5. Mjedrat dhe boronicat
  6. Kërputhat shiitake
  7. Rhodiola
  8. Kosi
  9. Bollgura
  10. Chia/albeu.com