Zyrtarizoi kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për 8 vite kryeqyteti humbi historinë për shkak të mafias së betonit

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për kandidat i PD-së për Bashkinë Tiranë për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 Maj 2023.

Belind Këlliçi: Mbërritja në këtë vendim ka ardhur pas konsultave të përditshme me banorë të Tiranës. Ky vendim u arrit për disa arsye: Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Veliaj e ka dëmtuar rëndë qytetin. Tirana nuk ngjason me asnjë vend në vendet fqinje, bëhen çdo ditë e më shumë më ndotje dhe kaotike. Për 8 vite ajo humbi historinë e saj për shkak të mafias së betonit. Të rinjve iu duhen 3 jetë për të blerë një apartament.

Veliaj është i vetmi njeri që mund të ketë konkurruar Ramën për abuzim me detyrën, prezanton anën më të errët të Rilindjes. Ai dhe model ii tij antivlerë duhet larguar sa më parë.

Ecuria ime është vetëm përmes votës dhe zgjedhjeve të lira. Unë e njoh verdiktin e votës së lirë.

Mua nuk më lidh asnjë me këtë model të neveritshëm, unë kam vetëm një fytyrë dhe për ato që më njohin dhe për ata që nuk më njohin. I hyj kjësaj gare sepse jam i kundërti i Veliajt, nuk jam peng i askujt që mbi kokë mund t’i tunden dosje abuzimesh. Synimi im është që të fitoj mbështetjen e demokratëve për t’i dalë para.