Kjo javë deri ditën e enjte do te jetë me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime dhe teperaturat pritet të jenë të larta.
Deri ditën e mërkurë do të kemi temperatura që luhaten 29-30 gradë.
E premtja pritet të sjelli një freskim të përkohshëm të motit, duke bërë që vlerat maksimale të zbresin në 27 gradë.
Fundjava pritet të rritë sërish temperaturat, që pritet të shkojnë në 28-29 gradë.
Do të jemi në dominimin e kthjellimeve deri në mesditë gjatë këtyre ditëve, ndërsa në mbrëmje priten edhe vranësira që vende vende mund të marrin edhe trajtën e reshjeve të shiut.
Republika e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut do të jenë me mot të qëndrueshëm, dhe pritet që reshjet e shiut të jenë më të ulëta sesa në territorin shqiptar.
Temperaturat janë më të ulëta në Shqipëri dhe pritet që në ditët në vijim të pësojnë një rënie që mund të shkojë deri në 20 gradë.
Gjithashtu fundjava në këto dy shtete do të sjelli një rritje me 1 gradë celcius./albeu.com/