Zyrtari rus: Nëse anijet dhe nëndetëset e huaja hyjnë në ujërat tona, jemi të gatshëm të qëllojmë

Një zyrtar i lartë ushtarak rus ka deklaruar se Rusia është e gatshme të qëllojë  ndaj anijeve dhe nëndetëseve të huaja që mund të hyjnë ilegalisht në ujërat e saj territoriale, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Komenti erdhi dy ditë pasi Moska tha se një anije detare ruse kishte larguar një nëndetëse amerikane nga ujërat e saj në  Paqësor. SHBA-ja mohoi se kishte kryer operacione ushtarake në ujërat territoriale ruse.

Tensionet midis dy vendeve janë në rritje, me Uashingtonin që paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo kohë. Moska nga ana tjetër ka mohuar çdo akuzë të tillë, pavarësisht se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, dhe ka akuzuar qeveritë perëndimore për histerizëm.

Ndërkohë të gjitha  flotat ushtarake ruse kanë kryer stërvitje gjatë javëve të fundit në zona të gjera, duke përfshirë Oqeanin Atlantik dhe Paqësor dhe Mesdheun.


Shtuar 14.02.2022 15:52