Zyrtari më i lartë kinez do të vizitojë Rusinë

Jo shumë personalitete të huaja të profilit të lartë po vizitojnë Rusinë këto ditë, me marrëdhëniet ndërkombëtare të prishura pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Por ligjvënësi më i lartë i Kinës Li Zhanshu do të marrë pjesë në Forumin e shtatë Ekonomik Lindor në Vladivostok këtë javë, njoftoi të dielën agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Ai do të jetë zyrtari më i lartë kinez që viziton Rusinë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Presidenti Vladimir Putin njoftuan një partneritet strategjik “pa kufi” në shkurt, disa javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën./albeu.com