Zyrtari i PPE: PS garon me kandidatin e listës së zezë së SHBA

Partitë e mëdha çelën ditën e djeshme zyrtarisht fushatën elektorale.

Partia Popullore Europiane ka shprehur mbështetjen për Partinë Demokratike dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PPE, Parrick Voller, shpërndau një video nga takimi elektoral i nisjes së fushatës me mesazhin se Shqipërisë i duhet ndryshimi dhe se ndryshimi është i mirëpritur nga vendet e BE-së, anëtare të PPE.

Zyrtari i lartë ka bërë diferencën mes dy palëve, PD-së që sipas tij kërkon ndryshim dhe PS që mbështet kandidatin e listës së zezë të SHBA.

Postimi i plotë

“Ndryshimi është i nevojshëm për Shqipërinë Evropiane! Urimet më të mira për PDSH-në!  Ndryshimi i nevojshëm është në rrugë e sipër, ndërsa socialistët garojnë me kandidatin e listës së zezë së SHBA…” /albeu.com/

 

 

Shtuar 26.03.2021 10:03

Tags: ,