Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën dy ditë para Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Berisha

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën në datën 9 dhjetor, 2 ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Berisha.

Zyrtari i lartë amerikan, pritet të takojë kreun e qeverisë, Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Escobar në një reagim pak javë më parë i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA. Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të zi.

Ai gjithashtu pritet të japë mesazhe të forta kundër Kuvendit të Berishës./albeu.com/