Zyrtari i lartë amerikan takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

Ndihmës Sekretari në Byronë Ndër-kombëtare të Narkotikëve të SHBA, Tod Robinson, ka zhvilluar sot një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së posaçëm Altin Dumani.

Zyrtari i lartë amerikan, do ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

Raportohet se për dy orë ai zhvilloi takim me Dumanin dhe një numër të lartë prokurorësh, ku është folur për punën e prokurorisë dhe mbështetjen e SHBA.

Fokusi i vizitës së zyrtarit amerikan, është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.


Shtuar 19.03.2024 11:25