Zyrtari i DASH takon Dumanin: SHBA mbështet institucionet e drejtësisë

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew ndodhet në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e SPAK Altin Dumani, si dhe prokurorët e tjerë.

Ambasada e SHBA-së, e cila ka ndarë pamjet nga takimi, ky zyrtari i lartë ka parë nga afër punën e institucioneve gjyqësore. Gjatë takimit janë diskutuar ‘përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të luftuar korrupsionin’.

‘Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë ndërsa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së’-thekson Ambasada.

“Koordinatori global kundër korrupsionit Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK dhe përfaqësues të Ministrisë Kundër Korrupsionit, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të luftuar korrupsionin. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë ndërsa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së.”-shkruan Ambasada amerikane në Tiranë.


Shtuar 20.06.2024 18:46

Tags: ,