ZYRTARE/ Mori postin e Ardi Veliut, sot merr zyrtarisht detyrën Gledis Nano

Ditën e djeshme u zyrtarizua Gledis Nano si Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.  Ditën e sotme në orën 09:30 në oborrin e Drejtorisë së Përgithshme të Policisë së Shtetit, Nano do të marrë zyrtarisht detyrën e tij të re.

Aktiviteti do të zhvillohet në ambient të hapur dhe për këtë arsye, të gjithë ata që do të shkojë ta ndjekin, duhet të marrin masa për shkak të motit.

Njoftimi zyrtar:

Mirëmëngjes kolegë! Në orën 09:30, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Drejtorit të Ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.  Ju ftoj të merrni pjesë për ta ndjekur. Aktiviteti do të zhvillohet në ambient të hapur, ndaj ju lutem merrni masa për shkak të motit. Mirardhshi!

Gledis Nano u emëruar zyrtarisht një ditë më parë si Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Nano është propozuar nga vetë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Kandidatura ka shkuar në tavolinën e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka miratuar.

Nano do të zëvendësojë Ardi Veliun, i cili vendosi që të largohej nga detyra me argumentin se do të tërhiqej për t’ju dedikuar familjes së tij. Gledis Nano ka drejtuar më herët njësinë e Anti-Terrorit.  /albeu.com/

 


Shtuar 7.10.2021 08:35