ZYRTARE/ Man City kampion i Premier League, ja sa tituj ka fituar Guardiola me Qyetarët

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi titullin e tretë të Premier Ligës në katër sezonet e fundit.

Manchester City edhe zyrtarisht është kampion i Premier Ligës angleze, pas “ndihmës” nga rivali i qytetit, Manchester United.

Humbja e sotme 2:1 e Manchester United nga Leicester nënkupton që City do të shpallet kampion këtë sezon, pas 35 ndeshjeve.

Ky është titulli i 10-të i Pep Guardiolas që nga viti 2016, kur erdhi në krye të Man City nga Bayern Munih.

Man City është në garë edhe për titullin e madh të Ligës së Kampionëve, ku në finale të kësaj gare do të përballet me Chelsea.


Shtuar 11.05.2021 21:52