ZYRTARE/ Klubi i njohur “braktis” Superligën Europiane (FOTO LAJM)

Manchester City është bërë klubi i parë që është larguar nga Superliga Europiane.

Klubi publikoi ​​një deklaratë këtë mbrëmje duke konfirmuar se po punojnë për të dalë nga marrëveshja.

“FC Manchester City mund të konfirmojë se ka miratuar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi  zhvillon plane për një Superligë Evropiane”, thuhet shkurt në komunikatën e klubit.12 klubet themeluese janë Juventus, Inter, Milan, Real Madrid, Barcelona, ​​Atletico Madrid, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Liverpool.

Tashmë ishte raportuar se edhe Chelsea po përgatit dokumentet për t’u tërhequr.


Shtuar 20.04.2021 22:49