Zyrtare: Finalja e Champions nuk do të zhvillohet në Stamboll, ja ku do luhet (FOTO LAJM)

Tani është zyrtare. Finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të zhvillohet në Stamboll.

Edhe pse Stambolli ishte paraparë që të jetë organizator i kësaj ndeshje finale, një gjë e tillë nuk do të ndodh shkaku i masave anti-covid, ndërsa UEFA ka vendosur që ndeshjen finale ta zhvendosë në Portugali, në Estadio do Dragao, shkruan Albeu.com.

Kjo sfidë do të luhet me praninë e spektatorëve, nga ku maksmimumi i tifozëve do të jetë 12 mijë veta.

Chelsea dhe Manchester City do të përballen në  finale më 29 maj në orën 20:45. /albeu.com/

Shtuar 13.05.2021 04:05