Një kanal i lidhur me grupin Wagner disa minuta më parë konfirmoi vdekjen e Yevgeny Prigozhin, por tani ky konfirmim ka ardhur nga Autoriteti i Aviacionit Civil Rus.
“Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i Wagner Dmitry Utkin ishin të dy në bordin e fluturimit”, thuhej në një deklaratë.
Më herët u tha se të gjithë në bord ishin vrarë.
Kanali Telegram Gray Zone, i cili është i lidhur me Wagner Group, ka postuar një listë të pasagjerëve në bordin e avionit, për të cilin thotë se ka ardhur nga Agjencia Federale e Transportit Ajror.
Ata në bord raportohet se ishin:
Yevgeny Prigozhin
Dmitry Utkin
Sergej Propustin
Yevgeny Makaryan
Alexander Totmin
Valeriy Chekalov
Nikolai Matuseev
Anëtarët e ekuipazhit ishin:
Aleksei Levshin, komandant;
Rustam Karimov, bashkë-pilot;
Kristina Raspopova, stjuardesë.