Zv. ministri i energjisë: Kush e kalon fashën 700 kWh/, paguan njësoj si të jetë biznes i mesëm

Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja sqaroi konsumatorët që kalojnë fashën prej 700 kWh do të paguajnë këtë diferencë me çmimin e tregut.

Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Bejtja ka sqaruar se me çmimin e lartë do të paguhet diferenca e vlerës së konsumuar të energjisë, ndërsa deri në 700 kWh do paguhet me çmimin e tregut në atë muaj.

Të lidhura

None found

Vendosja e kësaj fashe sipas zëvendësministrit të Energjisë Ilir Bejtja do ulte importin e energjisë, pasi 1/3 e konsumit total harxhohet nga familjet që konsumojnë mbi 700 kilovat në muaj. Në total konsumi familjar i energjisë është 3.2 terravat në vit.

“Nëse ne vendosim fashën prej 700 kilovatësh ne do të importonim 1/3 e energjisë më pak. 1/3 e energjisë që konsumohet është nga qytetarët që kalojnë fashën mbi 700 kilovat. Çmimi i ri i parregulluar që ndikohet nga çmimi i tregut mund të shkoj 70-80% më shtrenjtë se ai që paguani sot. 1 terravat atyre që konsumojnë mbi 700 kilovat ne nuk do ua japim me 9.5 lekë, por do të bashkohet me energjinë që ne marrim nga importi, ky 1 terravat që kemi ne është me 2.6 lekë, ai që vjen nga importi mund të jetë me 30 lekë, çmimi i bashkuar del 33 lekë për kilovat pjesëtoje me 2 kilovat dhe del çmimi që do të paguajnë që do të jetë 16, 17 ose 18 lekë për kilovat. Do dalë aq sa i del sot biznesit të tensionit të mesëm,”- tha Bejtja.

Megjithatë deri më tani, edhe pse kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar prej muaj, sërish nuk ka një datë se kur do të nisë që të implementohet ndarja prej 700 kilovatësh tek konsumatorët e energjisë elektrike./albeu.com


Shtuar më 27.04.2022 18:26

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş