Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut: BDI do të jetë me LSDM edhe nëse dorëhiqet Zaevi

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, për programin 200 që transmetohet sonte në orën 21 e 50 në Alsat ka deklaruar se BDI do të qëndrojë në Qeveri me LSDM-në, edhe nëse Zoran Zaev vendos që të tërhiqet zyrtarisht edhe nga posti i kryeministrit.

Grubi ka deklaruar se Ahmeti ka bërë marrëveshje me Zaevin për qeverisje 2020-2024.

“Do ta respektojmë në përpikëri vullnetin e tyre, sepse është vendim sovran i Lidhjes Sociademokrate, por do të jetë vendim sovran edhe nëse propozojnë mandatar të ri në emër të Lidhjes Socialdemokrate, i cili do t’i prijë Qeverisë në vijim. Vlerësojmë që muajt ne vijim do të duhet të ketë pak tolerancë edhe nga ana e Lidhjes Socialdemokrate, në mënyrë që t[i rrumbullakojmë këto çështje që i përmendëm. Nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim të madh, në veçanti në aspektin programor, sepse ai është harmonizuar për 4 vjet. Ne jemi në këtë koalicion, shpresojmë deri në vitin 2024, pa marrë parasysh, kush nesër do të jetë kryeministër.”- deklaroi Grubi./alsat


Shtuar 30.11.2021 20:41