Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar në rrjetet sociale pasi kryeministri Edi Rama i përmendi emrin në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po jep dëshminë e tij gjatë ditës së sotme.
“Zoti dëshmitar, Po të ishte zonja Topalli s’ do të kishte pasur as histori me inceneratorë! Do kishte patur opozitë reale e jo LB!”, shkroi Topalli në Facebook.
Gjatë dëshmisë së tij në Komision, Rama iu drejtua Jorida Tabakut si Zonja Topalli. “Kështu që zonja Topalli… zonja Tabaku më fal, ndjesë”, tha ai.
Shtojmë gjithashtu se e gjithë mbledhja e zhvilluar ditën e sotme në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, është shoqëruar me debate të forta./albeu.com/