Zonja e Parë e Ukrainës thotë se nuk po i kushton shumë vëmendje kërcënimit rus ndaj saj dhe familjes.
Olena Zelenska tha për TalkTV se përpiqet të mendojë sa më pak për kërcënimin ndaj saj, burrit dhe fëmijëve, nga Kremlini, sepse qëndrimi në këtë çështje do ta bënte atë “me të vërtetë paranojake”.
“Përpjekja ime ka qenë të mos mendoj kurrë për këtë numër objektivash, sepse kur mendoni për objektivin numër një apo dy, atëherë mund të bëheni paranojak”, i tha Zelenska, Piers Morgan në intervistën me bashkëshortin e saj, për TV ndërkombëtar.
“Po përpiqem t’i largoj këto mendime,” tha ajo, duke shtuar se të gjithë ukrainasit janë gjithashtu objektiva të Rusisë.
Zonja e parë tha se ajo i shtyn ato mendime në njërën anë, sepse ato mund ta frikësonin dhe “kjo nuk është ajo që na duhet tani”./albeu.com