Zjarri shkrumbon 30 milionë lek mall në një mobilieri në Fushë-Krujë

Zjarri ka përfshirë një mobilieri mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë.

Deri tani dyshimet paraprake janë se zjarri është shkaktuar nga një kabull elektrik në sahatin e dritave, duke bërë që flakët të përhapen në gjithë mobilierinë.

Në mobilieri mësohet se është shkaktuar një dëm prej 300 milionë lekësh.

Ndonëse 6 zjarrfikëse ndërhyn për të shuar zjarrin, lokalizimi i tyre ka qenë i pamundur.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.03.2021, rreth orës 23:30, në Nikël, Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në mobilerinë e shtetases F. K., e për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. /albeu.com/

Shtuar 1.04.2021 09:04