Zjarri rrezikon seriozisht Gumenicën, digjen 5 banesa e dy stane bagëtish

Zjarri në Gumenicë të Vlorës duket se po merr përmasa të frikshme.

Burimet bëjnë me dije se zjarri ka djegur pesë banesa në Gumenicë të Vlorës.

Mësohet se në rrezik janë edhe banesa të tjera, ndërkohë që janë djegur edhe dy stane bagëtish.

Në këtë zona janë 12 vatra aktive zjarri, ndërsa në ajër janë fotografuar dy helikopterë që po punojnë me shuarjen e flakëve./albeu.com/

 


Shtuar 5.08.2021 19:47