Zjarri përpin ndërtesën 20 katëshe në Londër, lëndohen nënë e bir (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një ndërtesë 20 katëshe në Londër, në pjesën jugperëndimore të saj.

Nga zjarri kanë mbetur të lënduar dy persona të së njëjtës familje, përkatësisht nënë e bir.

Tre persona ishin larguar nga apartamenti pasi ishte përfshirë nga zjarri dhe 50 të tjerë vendosën të largohen para se të mbërrinte zjarrfikësja.

Siç raporton tabloidi britanik “The Sun”, në vendin e ngjarjes u dërguar 70 zjarrfikës dhe dhjetë mjete të tyre për fikjen e zjarrit. Deri më tani mbeten të panjohur shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërsa policia ka hapur hetimet duke pyetur banorët./albeu.com