Një zjarr masiv ka përfshirë ish-objektin e “Makedonija Tabak” në Tetovë.
Ish-fabrika e duhanit është përdorur kohët e fundit si depo për prodhimin dhe mbajtjen e materialeve të ndërtimit.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe mjetet e ndihmës së shpejtë. Ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar ose viktima.
Objekti në fjalë është përdorur për prodhimin e materialeve izoluese të ndërtimit, gjegjësisht produkteve të styroporit. Në vendin e ngjarjes është edhe kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami./albeu.com/