Një zjarr ka rënë pak më parë në hapësirën që shtrihet ndërmjet Kroit të Madh dhe fshatit Çudhë, në Malësinë e Krujës.
Vatra ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe lloje të ndryshme pemësh, ndërsa favorizuar nga era, flakët po përhapen me shpejtësi.
Të lidhura
None found
Kushtet e vështira të terrenit nuk lejojnë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. Banorët e zonës thonë se ndërhyrja ajrore është e vetmja mënyrë për të ndalur avancimin e flakëve.
Deri tani nuk raportohet për angazhim të strukturave zjarrfikëse, ndërkohë që zjarri vijon të zgjerohet dhe situata mbetet shqetësuese.
Banorët shprehen të alarmuar për mundësinë e përhapjes së mëtejshme të flakëve, për shkak të erës dhe vështirësisë së terrenit.
