Spitali Covid në Papanikolaou në Selanik është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.
Sipas informacioneve të para, pacienti është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës.
Ndërkohë, sipas asaj që ka deklaruar drejtori i spitalit zjarri është vënë nga një pacient që po trajtohej për koronavirusin.
Forcat zjarrëfikëse kanë arritur të shuajnë flakët, megjithatë tymi është ende evident dhe nuk dihet fati i 20 pacientëve të tjerë. /albeu.com